Gjuhë Shqipe
Matematikë
Histori
Rreth Meje:
Jam Shëndrit Hasani, 24 vjeçar, kam të përfunduar Fakultetin e Edukimit, programin fillor. Pastaj kam mbaruar Nivelin e 5-të të Pearsonit dhe tani jam duke përfunduar Masterin për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Përvoja ime në mësimdhënie është tani afro 3 vite, mirëpo jo e stacionuar në një segment të arsimit, por ka qenë një mix (përzierje) në arsimin fillor për 1 vit dhe më pas si mësimdhënës mbështetës dhe si mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Kam përfunduar trajnime të shumta të akredituara nga niveli më i lartë institucional, jam trajner në disa projekte. Po ashtu, trajnimet e mia përkojnë me mësimdhënien dhe mësimnxënien, ofrimi i teknikave më të lehta për t’u çasur në probleme, metodat, metodologjitë, interaksioni, po ashtu metoda hibride e ndërlidhjes së teknologjisë me mësimnxënie për të zgjuar interesin e nxënësit. Ndihma ime rreth nxënësve do të jetë e fokusuar në kuptimin e qartë dhe duke përdorur metoda thjeshtimi e lehtësimi. Mund të kontriboj në klasat nga 1 deri në 5 për lëndën e Matematikës, për lëndën e Gjuhës Shqipe nga 6 deri në 12, dhe për lëndën e Historisë nga 6 deri në 9.
Mbështesim të ardhmen tuaj përmes mësimit online.
Për cdo ankesë apo rekomandim na kontaktoni!