Lis Hadërgjonaj

Gjuhë Angleze
TIK

Rreth meje: 

Përshëndetje, nxënës të dashur!
Unë jam Lis Hadërgjonaj, 19 vjeç. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kam përfunduar në vendlindje, ndërsa tani studioj në Universitetin e Debrecenit (#574 në botë), në Hungari, ku jam duke ndjekur studimet për Inxhinieri të Shkencës Kompjuterike. Gjatë shkollimit të mesëm kam marrë pjesë në aktivitete ekstrakurrikulare lokale dhe ndërkombëtare. Unë mbaj një rezultat të TOEFL në nivelin e aftësisë C1 (Advanced) në shkallën CEFR.
Si tutor i juaj për Gjuhë Angleze dhe TIK, jam një individ shumë i pasionuar dhe i entuziazmuar që të transmetoj diturinë time në brezat e ardhshëm. Unë do të sigurohem që çdo nxënës i imi të ndihet i vlerësuar dhe komod, pavarësisht nivelit të tyre. Përveç materialit mësimor, për nxënësit e mi do të zhvilloj edhe aktivitete të ndryshme, në mënyrë që të angazhohen dhe të argëtohen gjatë gjithë kohës. Do të krijoj një mjedis të ngrohtë dhe mikpritës ku nxënësit ndihen të sigurt për të bërë pyetje, për të bërë gabime dhe për t’u zhvilluar. Përveç kësaj, në sesionet tona së bashku do ta praktikojmë edhe integrimin kreativ, ku nëpërmjet teknologjisë do t’i bëjmë mësimet e Gjuhës Angleze dhe TIK-ut shumë të kuptueshme. Do ta përdorim edhe metodën e praktikimit të gjërave që i mësojmë në jetën reale, në mënyrë që dituria që fitohet të futet në përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të mbaj shënime për secilin nxënës, në mënyrë që të përshtat sesionet për secilin individualisht (sesione të personalizuara).

Pse unë?
Sepse më shumë se një tutor, unë jam një mentor dhe një mik. Synimi im është t’i ndihmoj nxënësit jo vetëm të përmirësojnë njohuritë, por të ndihen të fuqizuar dhe të lumtur për progresin e tyre. Çdo sesion do të jetë një hap përpara drejt suksesit, dhe unë do të jem aty, duke udhëhequr me përkushtim dhe entuziazëm në çdo hap të rrugës.

Për cilat klasa mund të jap mësim?
Gjuhë Angleze: 1 – 12
TIK: 8-12