Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtune
E diel

Perparim Ramadani

Kimi
Biologji

Përshëndetje!

Për të gjithë ju nxënës të dashur që jeni pasionantë të shkencës dhe dëshironi që dukuritë dhe fenomenet shkencore t’i mësoni thjesht dhe kuptueshëm, si dhe me parime të konkretizimit, ju mirëpres në klasën time për Biologji dhe Kimi.

Në klasën time ofroj kurse dhe tema mësimore të lëndëve Biologji dhe Kimi duke u bazuar në:

  • Orar fleksibil sipas mundësive të nxënësve.
  • Shtjellim të përmbajtjeve mësimore të lehta.
  • Materiale mësimore shumë kreative.
  • Ndërlidhje të çdo tematike shkencore me jetën e përditshme.
  • Zhvillim të kreativitetit të nxënësve.
  • Interaktivitet gjatë shtjellimit të njësive mësimore.

Metodat e mësimdhënies:

  • Mësimdhënie e drejtëpërdrejtë (shpjegim, sqarim, ushtrime praktike dhe shembuj).
  • Mësimdhënie joedrejtëpërdrejtë (shqyrtimi, zbulimi, zgjidhja e problemeve).
  • Mësimdhënie me anë të pyetjeve (teknika e pyetjeve drejtuar nxënësve).
  • Mësimdhënie që nxit të menduarit kritik, krijues dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Mësimdhënie përmes vrojtimit, demonstrimit dhe eksperimenteve. Të mësuarit dhe të nxënit përmes mjeteve multimediale, veçanërisht përmes kompjuterit.
  • Mësimdhënie që nxit hulumtimin e pavarur.
 

Rezultatet e pritshme: Gjatë ndjekjes së kurseve Biologji dhe Kimi ju mund të arrini këto rezultate:

  • Të kuptoni thjesht dhe qartë njësitë mësimore.
  • Ndërlidhje të praktikës dhe teorisë.
  • Fjalor adekuat për të shpjeguar njësitë mësimore.
  • Njohuri shkencore që mund t’i zbatoni në përditshmëri.
  • Zhvillim të kreativitetit dhe modelimit.
  • Zhvillim të mendimit kritik dhe qasjes kreative.
  • Elokuencë në të shprehurit shkencor.
 

Eksperienca e mësimdhënies:

  • Shfmu “Afrimi e Fahriu” Lluzhanë-Podujevë; 05.01.2015 – 23.10.2016.
    • Mësimdhënës i lëndës së kimisë.
  • Shfmu “Enver Maloku” – Podujevë; 23.10.2016 – tutje.
    • Mësimdhënës i lëndës së biologjisë.
  • Shfmu “Akademia Ora” – Prishtinë; 08.01.2018 – tutje.
    • Mësimdhënës i lëndës së biologjisë dhe kimisë, si dhe klubeve të shkencës.

Edukimi dhe çertifikimet:

  • Bachelor: Biologji-Kimi.
  • Master i mësimdhënies në shkencat e natyrës: Biologji-Kimi.
 

Çertifikimet:

  • Vlerësimi formativ.
  • Ndërmjetësimi i konflikteve në shkollë.
  • Menaxhimi i sjelljeve te fëmijët me autizëm.
  • Konferenca e 4 kombëtare e matematikës.
  • Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve në fushën e mjedisit jetësor.
  • Mësimdhënës i dalluar 2018-2019.
  • Hartimi i PIA.
  • Aplikimi i Micr
     

    .

  • Edukimi seksual.
  • Dialogu social.

Lëndët dhe klasat që mund të ligjëroni:

  • Biologji klasët: 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12.
  • Kimi klasët: 7, 8, 9, 10, 11, 12.
Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtune
E diel