Anjeza Xhauri

MatematikË

Rreth meje: 

Unë jam studente e Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore, në drejtimin Matematikë e Përgjithshme. Aftësia ime më e fortë është matematika dhe shpjegimi me shumë hollësi i detyrave.

Për mësimdhënie, pasi që do të mbahet online, do të përdor programin Zoom dhe pastaj do të përdor opsionin Whiteboard ose do të përdor një tabelë të thjeshtë; kjo do të varet nga preferencat e nxënësve. Po ashtu, do të merrem vesh me nxënësit paraprakisht se çfarë literaturë përdorin nëpër shkolla që unë të jem sa më e përgatitur për orën e mësimit.

Unë do të bëj të pamundurën që nxënësit të arrijnë atë që dëshirojnë. Do të përgatitemi së bashku për detyra, për teste etj. Suksesi pastaj do të shihet në fund të çdo gjysëmvjetori.

Unë jam e çertifikuar dy herë në olimpiadën e matematikës, ku në garat komunale kam dalë dy herë në vendin e parë. Po ashtu, jam e çertifikuar disa herë për njohjen e gjuhës angleze deri në nivelin B1.

Klasa të cilën do të mbaj unë është Matematika; kam njohuri pothuajse në çdo njësi të matematikës, pra nuk mund të veçoj ndonjë njësi.

Aftësitë e mia më të mira janë të ligjërojë nga klasa 6-12