Misioni ynë është të ofrojmë një platformë virtuale ku ata që kanë për të ndarë dijen, profesionin dhe përvojën e tyre – TUTORËT – të jenë të qasshëm në një vend të vetëm për ata që kanë nevojë të përmirësojnë shkathtësitë, aftësitë dhe të zgjerojnë dijet e tyre – NXËNËSIT. Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një hapësirë ku ndihma dhe mbështetja janë të lehta për t’u arritur dhe ku cilësia e mësimit është e garantuar.
Edhe pse platforma jonë quhet NdreqiNotat, ajo nuk do të kufizohet vetëm në përmirësimin e notave shkollore. Ne synojmë të ofrojmë një ndihmë më të gjerë dhe më të thellë për çdo nevojë edukative që mund të lindë. Kjo përfshin përgatitjen e studentëve për teste të rëndësishme, zhvillimin e shkathtësive të reja dhe ndihmë në çdo aspekt të mësimit dhe të rritjes personale.
Platforma jonë është e përkushtuar për të krijuar një mjedis mbështetës dhe inkurajues për çdo nxënës, duke siguruar që ata të kenë akses në burimet dhe ndihmën që u nevojitet për të arritur potencialin e tyre të plotë. Ne synojmë të përmirësojmë jo vetëm rezultatet akademike, por edhe aftësitë e përgjithshme të nxënësve për të përballuar sfidat e jetës dhe të jenë të suksesshëm në çdo fushë që ata zgjedhin të ndjekin.
Përveç ofrimit të mundësisë për të zgjedhur tutorët e duhur, platforma jonë do të ofrojë gjithashtu mjetet dhe resurset e nevojshme për zhvillimin e orëve të mësimit. Këto mjete përfshijnë mundësi për ndarje të materialeve mësimore, përdorimin e tabeleva të bardha virtuale për të ndarë shembuj dhe ushtrime në kohë reale, si dhe mundësinë për të ndarë ese dhe teste për shqyrtim dhe feedback.
Ne i përmbahemi rreptësisht rregullave të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, duke u siguruar që informacioni i ndarë gjatë orëve të mësimit të trajtohet me konfidencialitet dhe siguri të lartë.
Sepse këtu ofrojmë:
Mbështesim të ardhmen tuaj përmes mësimit online.
Për cdo ankesë apo rekomandim na kontaktoni!