Si të realizohet pagesa?

Pagesa mund të realizohet nga çdo bankë. Duke e ditur se secila bankë ka aplikacion, pagesa mund të përfundohet përmes e-banking (online) ose fizikisht në bankë.

Emri i pranuesit: TUTORKS SHPK

Banka: TEB

Nr. i llogarisë: 2027000240427708

Përshkrimi: Emri dhe Mbiemri i nxënësit dhe emri i ofertës.

40 minuta!

Ndoshta fëmija juaj ka nevojë për “veç pak” ndihmë, e kjo ndihmë vjen për veç 5 euro. Kjo mënyrë fleksibile ju lejon të paguani dhe të merrni ndihmë sipas nevojës suaj, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe të përballueshëm financiarisht.

5€

/ 40 minuta

1 muaj!

Fëmija juaj mund të marrë ndihmë në një lëndë apo shumë lëndë të ndryshme për këtë çmim, për një periudhë prej 4 javësh (28 ditë). Me këtë çmim, do të përfitoni 8 seanca prej 40 minutash, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar notat dhe aftësitë në lëndë të ndryshme. 

40€

/muaj

Për sa t'dush!

Mund të depozitoni një shumë dhe ta përdorni gjatë një periudhe më të gjatë, siç janë disa muaj. Për shembull, me 40 euro, mund të keni deri në 8 seanca ndihme prej 40 minutash, të cilat mund t’i shpërndani sipas ritmit tuaj. Kjo ju ofron fleksibilitet të madh për të menaxhuar fondet në mënyrë që t’i përshtaten nevojave tuaja, duke menaxhuar më mirë buxhetin dhe duke siguruar që ndihma të jetë gjithmonë e disponueshme kur keni nevojë.

Për sa t'dush!

Shok/Shoqe!

Merrni shokun ose shoqen tuaj dhe paguani vetëm 4 euro për orë! Nëse klasa përbëhet nga 2 deri në 5 nxënës, çdo person paguan vetëm 4 euro! Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar së bashku me shokun ose shoqen tuaj, duke e bërë mësimin më të këndshëm, ndërsa për ju si prindër, çmimi bëhet edhe më i përballueshëm.

4€

/ 40 minuta

PSE DUHET TA ZGJEDHNI NDREQINOTAT?

Diferenca jonë kryesore qëndron në ofrimin e sesioneve mësimore në numër shumë të vogël dhe gjithashtu një-me-një, duke i ofruar nxënësve vëmendje të jashtëzakonshme. Ndryshe nga të tjerët që zhvillojnë sesione në grup me pjesëmarrës të shumtë, qasja jonë siguron një mjedis pa shpërqendrime, ku nxënësit mund të përqendrohen plotësisht në qëllimet e tyre të të mësuarit. Kjo qasje është avantazhi ynë i veçantë.