Matematikë
Rreth Meje:
Kam përfunduar Gjimnazin e Specializuar Matematikor, ku kam fituar një bazë të fortë në matematikë. Aktualisht studioj Shkenca Kompjuterike, ku përdor matematikën në zgjidhjen e problemeve komplekse.
Megjithëse nuk kam eksperiencë formale si mësuese, përvoja ime në gjimnaz dhe tani në universitet më ka përgatitur për të ndihmuar të tjerët të përvetësojnë konceptet matematikore.
Mësimdhënia ime bazohet në qartësi dhe strukturë. Përdor shembuj të thjeshtë dhe të kuptueshëm për të shpjeguar konceptet më të ndërlikuara dhe inkurajoj studentët të bëjnë pyetje.
Studentët (nga klasa 1-12) mund të presin një përmirësim të ndjeshëm në performancën e tyre, përfshirë një kuptim më të thellë të koncepteve matematikore dhe një përgatitje më të mirë për testet dhe provimet. Qëllimi im është t’i ndihmoj studentët të zhvillojnë vetëbesimin për të zgjidhur problemet dhe të ndihen të përgatitur për sfidat akademike.
Mbështesim të ardhmen tuaj përmes mësimit online.
Për cdo ankesë apo rekomandim na kontaktoni!