Orari:
r
E premte
E shtune

Anesa Tocani

Art Figurativ

Rreth Meje:

Aftësitë: Si artiste, ndikimi i talentit tim shtrihet në fushën e Artit Figurativ, duke filluar nga ilustrimi, vizatimi dhe piktura, dhe tani jam në zhvillim e sipër edhe në profile të tjera në drejtimin e Arteve Vizuale.

Metoda e Mësimdhënies: Në mësimdhënie, përveç ligjërimit, do të ketë shpërndarje të praktikës drejtpërdrejt në ekran për të siguruar një kuptim sa më të mirë. Vë bast se të gjithë kërkojmë rezultate pavarësisht se çfarë zgjedhim, prandaj gjithë entuziastët dhe të pasionuarit mund të përfitojnë edhe në këtë fushë, sidomos në degën e Arteve Vizuale: Ilustrimi, Dizajni i Komunikimit, Inovacionit, Grafika dhe profile të tjera. Ajo që do të sjell unë tek ju do t’ju mësojë rreth forcimit të performancës tuaj si artist/artiste nga aspekti i punës apo aftësisë, rrugën më të mirë për hapjen e mundësive ekskluzive, qoftë pjesëmarrjen në ekspozita, qoftë fitimin e ndonjë çmimi si pasojë e vlerave artistike që posedoni. Do keni gjithashtu mundësinë të kuptoni strategjinë time që kam përdorur për të u renditur e para në shumë gara, si dhe për marrjen e njohjes nga Galeria Pinacothèque. Plani im programor do t’ju zgjeronte në këtë lëndë.

Edukimi dhe Çertifikimi: Jo vetëm talente në Art Figurativ, por dallohem edhe me inteligjencën që posedoj në lëndë të tjera dhe e konsideroj veten si një individ me të vërtetë konsekuent në dëshirën për të marrë njohuri edhe më tej. Sa i përket shkollimit, kam përfunduar Shkollën Fillore në katund, Shkollën e Mesme në qytetin e Podujevës dhe tani studioj në Akademinë e Arteve “UP”. Që nga Shkolla Fillore, arritjet nuk janë ndalur, duke filluar me renditjen në nivel të parë si nga Garat e Shkollës, poashtu edhe të Komunës dhe fitimin e çmimeve në disa nga këto gara. Rezultatet nuk më kanë munguar as jashtë vendit me marrjen e njohjes ndërkombëtarisht nga Luxembourg Art Prize. Me të vërtetë, përpjekjet sjellin të mira.

Lëndët dhe klasat që mund të ligjëroj: Lënda: Art Figurativ për klasat 10, 11, 12.

Orari:
r
E premte
E shtune