Matematikë
Rreth Meje:
Aftësitë:
• E aftë në mësimdhënie dhe shpjegimin e qartë të koncepteve matematikore, duke i përshtatur ato sipas nivelit të kuptimit të nxënësve.
• Shkathtësi të avancuara në zgjidhjen e detyrave dhe problemeve matematikore, me një fokus të veçantë në metoda të thjeshta dhe efektive.
Metoda e Mësimdhënies:
• Zbatoj një metodë mësimdhënieje të thjeshtë dhe të kuptueshme për studentët, duke krijuar një ambient të hapur ku ata janë gjithmonë të inkurajuar të pyesin për çdo detyrë që nuk e kanë të qartë. Kjo siguron që të gjithë studentët të ndihen të mbështetur dhe të kenë një kuptim të plotë të materialit mësimor.
Çfarë mund të presin studentët nga unë:
• Studentët mund të presin ligjërata dhe mësimdhënie cilësore, të fokusuara në t’i pajisur ata me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të zgjidhur detyrat në mënyrë efektive dhe të pavarur.
• Kam përfituar një bazë të fortë teorike dhe praktike nga studimet e mia universitare, të cilat i aplikoj për të shpjeguar detyrat në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.
Edukimi dhe Certifikimi:
• Gjimnaziste për 3 vite në Gjimnazin e Shkencave Natyrore, me fokus në shkencat ekzakte.
• Aktualisht studente në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtimi Matematike, ku thelloj njohuritë në fushat e matematikës dhe aplikimet e saj.
Lëndët dhe Klasat që mund të ligjëroj:
• Mund të ligjëroj lëndën e Matematikës për klasat 1 deri në 12, duke përfshirë temat bazike deri te ato më të avancuara sipas nivelit të nxënësve.
Mbështesim të ardhmen tuaj përmes mësimit online.
Për cdo ankesë apo rekomandim na kontaktoni!