Gjuhë Gjermane
Matematikë
Fizikë
Rreth Meje:
Aftësitë:
Metodat e mësimdhënies që unë aplikoj në procesin e mësimdhënies i përshtaten Kornizës kurrikulare të arsimit dhe rregullave që zbatohen në orët mësimore në shkolla. Prirem nga dëshira që mësimdhënia/mësimnxënia të jetë sa më interaktive për nxënësit, duke përdorur metodat më kreative që mund të përfshihen nga shpjegimi i temave në Fizikë dhe Matematikë. Për mua është shumë e rëndësishme që nxënësi ta dojë orën mësimore dhe ta mbajmë aktiv me pyetje interesante që e bëjnë kureshtar, përgjigjeve dhe diskutimeve të shumta. Mësimdhënia do të përcjelllet me eksperimente, stimulime përmes programeve dhe demonstrimeve të shumta.
Këto metoda i kam aplikuar gjatë ushtrimit të detyrës si mësimdhënëse e Fizikës e pastaj edhe e matematikës. Përvoja ime në mësimdhënie në shkolla fillore dhe të mesme të ulëta më ka përgatitur për një eksperiencë të re me nxënësit e kësaj platforme.
Aftësitë e mia i kam fituar gjatë studimeve dhe i kam zhvilluar më tutje pas marrjes së titullit Bachelor të Fizikës në Universitetin e Prishtinës.
Unë ofroj orë të Fizikës dhe Matematikës për të gjitha nivelet të arsimit parauniversitar (Primare). Orë të gjuhës gjermane A1 A2.
Mbështesim të ardhmen tuaj përmes mësimit online.
Për cdo ankesë apo rekomandim na kontaktoni!