Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtune

Erdit Kelmendi

MatematikË

Rreth Meje: 

Jam 25 vjeç nga Mitrovica. Kam diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (FSHN) në Tiranë, Shqipëri, për nivelin bachelor, dega Matematikë. Aktualisht jam duke studiuar në UBT, Prishtinë, për nivelin master në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me specializim në Shkencën e të Dhënave dhe Inteligjencën Artificiale.

Metodat e mësimdhënies: Disa hapa:

Hapi 1: Në fillim do bëjmë një test që përfshin çdo gjë që është mësuar në vitin paraprak (dmth nëse është kurs për klasën 8, testi do të jetë i klasës 7), me qëllim që të di më mirë se ku ka më shumë probleme nxënësi.

Hapi 2: Do përpiqemi të mësojmë paralelisht me shkollën, dmth për çdo temë që shpjegohet në shkollë do praktikojmë ushtrime rreth temës.

Hapi 3: Pas çdo 1-2 kapituj do bëjmë një mini-test për ata dy kapituj.

Hapi 4: Për çdo detyrë gabim në mini-test, në të paktën 1 nxënës, do ta zgjedhim në klasë. Në rast se të gjithë studentët kanë zgjedhur një detyrë të saktë, nuk do të jetë nevoja të humbim kohë për ta ri-zgjedhur atë detyrë.

Privatësia: Në rast se në zgjedhje të detyrave, ndodh që të gjithë nxënësit përveç një, kanë zgjedhur detyrën e saktë, atij nxënësi nuk do t’i përmendet emri (por do përmendet si “një nxënës”). Qëllimi i kësaj është që nxënësi të mos ndihet në siklet kur e ka gabim, sepse ndikon në vijimin e mësimit (merr si alternativ kopjimin që mos të vihet në siklet).

Vlerësimi: Qëllimi i kurseve është të përforcoj aftësitë personale. Nëse nxënësi fokusohet vetëm në vlerësim, do të gjejë alternativën e kopjimit. (Nëse nxënësi ka të gjitha detyrat e sakta në teste, do e marrim sikur i ka mësuar, pa marrë parasysh nëse janë kopje apo jo. Prandaj, preferoj që nxënësi të punojë aq sa di, dhe ato që nuk janë të sakta do t’i ushtrojmë përsëri). Vlerësimi do të jetë rezultati që arrini në shkollë.

Rezultatet e pritshme: Qëllimi i studimit të matematikës nuk është të mësojmë zgjidhjen e detyrës, por logjikën e zgjedhjes. Në momentin që nxënësi e kap logjikën, është rezultati më i kënaqshëm i mundshëm, prandaj logjika është pjesa ku do të fokusohemi më së shumti gjatë mësimdhënies.

Klasat ku mund të ligjëroj: Klasa 5-12.

Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtune