Matematikë
Rreth meje:
Aftësitë e mia: Si studente e vitit të fundit në drejtimin e matematikës, kam një bazë të fortë në konceptet themelore dhe të avancuara të matematikës. Jam e aftë në shpjegimin e qartë të temave si aritmetika, algjebra dhe gjeometria.
Metodat e mësimdhënies: Përqendrohem në krijimin e një ambienti të sigurt dhe bashkëpunues ku nxënësit ndihen të lirë të bëjnë pyetje. Shpjegimet e mia janë të thjeshta dhe të strukturuara, me fokus në ndërtimin e kuptimit përmes shembujve praktikë. Duke punuar me grupe të vogla, sigurohem që çdo nxënës të marrë vëmendje individuale dhe ndjek progresin e tyre për t’i ndihmuar të tejkalojnë sfidat në lidhje me matematikën.
Rezultatet e pritshme: Nxënësit mund të presin një përmirësim të qartë në kuptimin dhe aplikimin e matematikës. Ata do të zhvillojnë besim më të madh në aftësitë e tyre përmes mbështetjes së vazhdueshme dhe metodave praktike.
Eksperienca ime e mësimdhënies: Kam përvojë në shpjegimin e matematikës me fëmijë, kryesisht të moshave të vogla, duke punuar në grupe të vogla prej 5-6 nxënësish. Kam ndihmuar fëmijët të kuptojnë dhe përvetësojnë bazat e matematikës, duke përdorur metoda që janë argëtuese dhe ndërvepruese, duke u fokusuar në nevojat e tyre specifike. Kjo përvojë më ka ndihmuar të zhvilloj aftësi për t’u përshtatur me nivele të ndryshme të të kuptuarit dhe për të përdorur metoda të personalizuara.
Edukimi dhe çertifikimet: Jam studente e vitit të fundit në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Matematikë, dhe kam përfunduar trajnimet në “Data Science with Python” dhe në shpjegimin e matematikës me fëmijë. Këto trajtime më kanë ndihmuar të zhvilloj aftësi të përparuara në analizën e të dhënave dhe mësimdhënien efektive për fëmijët.
Mbështesim të ardhmen tuaj përmes mësimit online.
Për cdo ankesë apo rekomandim na kontaktoni!