Kimi
Rreth meje:
Unë jam i aftë në lëndën time, mjaft si për nga njohuritë e shkencës së kimisë ashtu edhe për nga aspekti pedagogjik, për shkak të shkollimit tim në dy aspekte.
Si në lëndën e kimisë ashtu edhe në të gjitha lëndët, metodat e mësimdhënies duhet të jenë të shumta për shkak të ndryshimeve në nxënien e dijes nga nxënësit e ndryshëm. Në lëndën që unë ligjëroj, ka një gamë të gjerë metodash, sidomos përmes mësimit online dhe video eksperimenteve të ndryshme për secilën njësitë mësimore. Një metodë tjetër janë pyetjet e shumta që do t’u bëhen nxënësve, si edhe testet dhe kuizet në forma të ndryshme.
Unë mendoj se pas orës me mua, nxënësit do të kenë rezultate të mira si në testin e arritshmërisë, testin e maturës, apo edhe për testet pranuese në fakultete të ndryshme, si Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore etj.
Unë kam përvojë 8-vjeçare në profesionin e mësimdhënies: 7 vite në SHFMU “Kenan Halimi” në Skifteraj të Vitis, 1 vit në kolegjin “Don Bosko” në klasat 10 dhe 11 për shkencat natyrore, dhe 1 vit në SHFMU “Selman Riza” në Fushë Kosovë, për momentin në SHFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.
Masterin e kam përfunduar në vitin 2020 në Fakultetin e Edukimit, në drejtimin: Master i Mësimdhënies Lëndore me specializim në kimi (2-vjeçar, 120 kredi). Bachelorin e kam të kryer më 2016 në UP “Hasan Prishtina” në FSHMN – drejtimi Kimi Arsimore 4-vjeçar (243 ECTS).
Shkollën e mesme e kam përfunduar në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, në drejtimin Gjimnaz i Përgjithshëm (4-vjeçar) në Viti më 2010. Shkollën fillore e kam përfunduar në SHFMU “Nazmi Pajaziti” në Radivojc të Vitis më 2005.
Kam përfunduar trajnime të ndryshme rreth zhvillimit profesional të mësimdhënësve, të cilat, bashkë me përvojën time profesionale, ndihmuan dhe rezultuan me pozitivitet tek nxënësit. Këto trajnime përfshijnë: Zbatimi i Kurrikulës së Re në Shkencat e Natyrës, Vlerësimi Sumativ dhe Përpilimi i Testeve si pjesë e rëndësishme e tij për klasat 1-9, Udhëheqja në Arsim, Edukimi Medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demografik, Aplikimi i Programeve Kompjuterike në Mësimdhënie (Word 2013, Excel 2013, PowerPoint 2013) dhe Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social.
Unë jam kompetent të ligjëroj lëndën e kimisë për shkak se kam përfunduar shkollimin në këtë lëndë, qoftë për nxënësit e klasave 6-9 ose 10-12.
Mbështesim të ardhmen tuaj përmes mësimit online.
Për cdo ankesë apo rekomandim na kontaktoni!