Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte

Liridon Bajrami

Gjuhë Angleze
Gjuhë Gjermane

Rreth Meje: 

Aftësitë e mia: Kam aftësi të forta në gjuhët gjermane dhe angleze, duke përfshirë gramatikën, fjalorin dhe aftësitë e komunikimit. Mund të ndihmoj studentët të përmirësojnë të gjitha aspektet e gjuhës, përfshirë leximin, shkrimin dhe të folurit.

Metodat e mësimdhënies: Për të arritur rezultate të mira, përdor metoda interaktive dhe kreative, si lojëra gjuhësore dhe diskutime të hapura. Fokusohëm në praktikën e përditshme dhe përdorimin e situatave reale për të inkurajuar nxënësit të flasin dhe të aplikojnë atë që kanë mësuar.

Rezultatet e pritshme: Studentët mund të presin të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore, të ndihen më të sigurt në komunikim dhe të kenë një kuptim më të thellë të kulturave gjermane dhe angleze. Do të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e tyre të mësimit.

Eksperienca ime e mësimdhënies: Kam 3 vjet përvojë në mësimdhënie si Team Leader në një call center, ku kam motivuar dhe ndihmuar në përmirësimin e aksentit të gjuhës gjermane. Gjithashtu, kam ndihmuar shumë nxënës të arrijnë nivele të ndryshme të kompetencës gjuhësore.

Edukimi dhe çertifikimet: Kam një diplomë Bachelor në Gjuhën dhe Letërsinë Angleze. Kam përfunduar gjithashtu disa kurse të gjuhës gjermane dhe e njoh gjuhën gjermane si gjuhën e nënës, pasi kam lindur dhe u edukova në Gjermani. Po ashtu, kam përvojë 3-vjeçare si Team Leader në një nga call center-et e njohura në Prishtinë, e cila më ka ndihmuar të zhvilloj metoda efektive të mësimdhënies.

Lëndët dhe klasat që mund të ligjëroj: Ofroj mësim në gjuhët gjermane dhe angleze për nxënës nga klasa e 1 deri në të 12-tën, duke përfshirë përgatitjen për teste të ndryshme gjuhësore.

Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte