Gjuhë Shqipe
Rreth Meje:
Quhem Lumnije Morina, e diplomuar në Degën e Gjuhës Shqipe, në studimet themelore dhe në ato master. Prej 15 vjetësh merrem me redaktim gjuhësor dhe një vit kam punuar si mësimdhënëse. Qëllimi im është që nxënësit/studentët t’i thellojnë njohuritë për gjuhën shqipe, kulturën dhe historinë e saj. Duke qenë në një epokë të digjitalizimit dhe të internetit, ndikimi është aq i madh edhe në gjuhën dhe në shkrimin e saj, gjë që ka bërë që dija dhe interesimi për gjuhën të zbehet. Drejtshkrimi dhe sintaksa janë fusha që kanë nevojë të punohet shumë në to. Këto aspekte janë ato që unë do të punoja me përkushtim që nxënësit e studentët të arrijnë rezultate të dukshme. Metodat që do të përdoren janë metodat interaktive, të komunikimit dhe të shembujve konkretë, me anë të të cilave edhe mësimi do të jetë atraktiv.
Mbështesim të ardhmen tuaj përmes mësimit online.
Për cdo ankesë apo rekomandim na kontaktoni!