Flas 3 gjuhë të huaja: Anglisht, Gjermanisht dhe Turqisht. Jam shumë sociale, bashkëpunuese dhe e organizuar. Hobi kam vizatimin dhe pikturën. Kam punuar vullnetarisht në Concordia dhe Dokufest, ku në Concordia i kam ndihmuar fëmijët me detyrat e shtëpisë dhe u kam shpjeguar lëndët që nuk kuptonin. Gjimnazin e kam kryer në “Loyola Gymnasium,” dhe këtë vit kam regjistruar fakultetin në Universitetin “Ukshin Hoti,” në degën Gjuhë dhe Letërsi Gjermane. Jam e aftë të ligjëroj 3 lëndë: Gjuhë Gjermane për klasat 6-9, Biologji për klasat 6-9 dhe Art Figurativ për klasat 6-12.