Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte

Rozafa Krasniqi

Fizikë

Rreth Meje: 

Kam studiuar fizikë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe tani jam duke vazhduar studimet master po ashtu në fizikë. E licencuar nga Ministria e Arsimit, kam filluar vitin e katërt si mësimdhënëse e fizikës në shkollën “International School of Prishtina” (ISP). Gjatë studimeve, kam pasur rastin të marr pjesë në një shkollë verore në Ljubljanë, Slloveni, ku kam zhvilluar edhe më shumë aftësitë e mia në lidhje me fizikën dhe mësimdhënien.

Përdor metoda moderne të mësimdhënies, duke përfshirë praktika dhe teknologji, për ta bërë mësimin më të lehtë dhe efektiv për nxënësit. Gjatë orëve mësimore, zhvilloj eksperimente dhe shembuj praktikë me nxënësit, pasi ato janë thelbësorë për të zhvilluar të kuptuarit dhe mendimin kritik tek nxënësit.

Nxënësit do të arrijnë rezultate të larta përmes një kuptimi të thellë të lëndës dhe aftësive të zhvilluara për të zgjidhur probleme të ndryshme praktike.

Trajnimet që i kam ndjekur dhe të cilat më kanë ndihmuar edhe më shumë në përvetësimin e profesionit, i kam listuar më poshtë: “Trajnimi mbi kurrikulen e re”, “Advanced Critical Thinking”, “Adolescent Development”, “AI Tools for Teachers”, “Children’s Hyperactivity”, “Approaches on How We Can Involve Parents in Our Students’ Educational Journey.”