Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte

Venera Kameri

Gjuhë Angleze

Rreth Meje: 

Me dy fjalë do ta përshkruaja veten si ambicioze dhe kreative.

Mundohem të bëj më të mirën e mundshme dhe të sjell risi në atë që mund të duket si e përjetshme, e cila është dituria. Lënda angleze mund të jetë ndërmjet rregullave gramatikore, shkrimit të saktë, shkathtësive në të dëgjuarit dhe të folurit të rrjedhshëm, por mënyra se si arrihet tek aftësimi i këtyre është aty ku kreativiteti i mësimdhënësit hyn në punë.

  • Çdo gjë që shpjegoj, mundohem ta bëj sa më aktuale.
  • Mundohem të shpjegoj gjërat në pika të shkurtra.
  • Shpjegimet i bëj atraktive, me aktivitete, sfida dhe kreativitet në atë formë që ju përshtatet nevojave të nxënësve.

Çfarë mund të presin nxënësit nga unë është se do t’u kushtohet kujdes nevojave të tyre, në atë formë që u ndihmon në zhvillimin e gjuhës angleze në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata do të mbështeten dhe do t’u ofrohet ndihma e nevojshme për të mësuar të folurit e rrjedhshëm, të dëgjuarit, zgjerimin e fjalorit, të shkruarit e saktë dhe shumë të tjera. Po ashtu, kërkesat e tyre specifike në ndonjë aspekt ku mund të kenë nevojë për më shumë mbështetje do të merren parasysh.

E gjitha kjo mundësohet falë shkathtësive që kam marrë gjatë studimeve, trajnimeve dhe punëtori të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke filluar brenda Universitetit të Prishtinës, shkollave publike të Kosovës, dhe trajnimeve dhe punëtorive jashtë Kosovës, si për shembull me Këshillin Britanez

Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte