Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte

Vesa Sejdiu

Gjuhë Angleze

Rreth Meje:

Unë jam Vesa Sejdiu, 22 vjeçe. Kam lindur dhe jam rritur në Prishtinë deri në moshën 13 vjeçare, pas së cilës u shpërngula në Kanada. Atje vazhdova shkollimin, duke përfunduar shkollën e mesme dhe kolegjin në degën e psikologjisë. Gjatë kohës në kolegj, pata rastin të punoj si mësimdhënëse, ku përjetova një eksperiencë shumë të vlefshme. Aftësitë e mia si mësimdhënëse, veçanërisht në gjuhën angleze, janë të shkëlqyera, dhe shpresoj t’i ndaj ato me ju, në mënyrë që edhe ju të arrini rezultate të shkëlqyera në këtë lëndë. 

Pse unë?

Sepse më shumë se një tutor, unë jam një mentor dhe një mik. Synimi im është t’i ndihmoj nxënësit jo vetëm të përmirësojnë njohuritë e tyre, por gjithashtu të ndihen të fuqizuar dhe të lumtur për progresin e tyre. Çdo sesion do të jetë një hap përpara drejt suksesit, dhe unë do të jem aty për t’i udhëhequr me përkushtim dhe entuziazëm në çdo hap të rrugës.

Orari:
r
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte