Orari:
r
E shtune
E diel

Xhesika Mula

Gjuhë Angleze
Matematikë

Rreth Meje:  

Aftësitë e mia: Kam aftësi të mira në shpjegimin e koncepteve të matematikës, duke përdorur metoda të thjeshta dhe praktike për t’i bërë ato sa më të kuptueshme për studentët. Jam e aftë në trajtimin e temave të ndryshme, dhe gjithmonë përpiqem t’i përshtas metodat e mësimdhënies nevojave specifike të secilit student.
Për sa i përket gjuhës angleze, kam njohuri të thella të gramatikës dhe shkathtësi të mira në komunikim, pasi përdor literaturë në gjuhën angleze gjithë kohës. Jam e përkushtuar të ndihmoj studentët të përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit dhe të folurit përmes një qasjeje praktike dhe të personalizuar.

Metodat e mësimdhënies:
Për të ndihmuar studentët të arrijnë rezultate të mira, përdor këto metoda:

  • Praktika e rregullt: Siguroj ushtrime të vazhdueshme për të përforcuar njohuritë.
  • Shpjegime të thjeshta: Përdor shembuj praktikë dhe zgjidhje hap pas hapi për të bërë konceptet më të kuptueshme.
  • Mësim aktiv: Inkurajoj pyetje dhe pjesëmarrje për të forcuar aftësitë e të menduarit. Bëjmë zgjidhjen e detyrave së bashku dhe hulumtojmë së bashku.
  • Ndërtimi i vetëbesimit: Filloj me detyra të lehta dhe i avancoj gradualisht për të rritur vetëbesimin.
  • Përsëritje në çdo orë të mësimit: Rishikojmë rregullisht konceptet për t’i përforcuar ato në mënyrë të qëndrueshme.

Rezultatet e pritshme:
Studentët mund të presin këto rezultate nga puna me mua:

  • Vetëbesim i shtuar: Me qasje graduale dhe ushtrime praktike, do të ndihen më të sigurt në aftësitë e tyre.
  • Mbështetje e personalizuar: Do të marrin ndihmë të përshtatur sipas nevojave dhe stilit të tyre të mësimit.
  • Aftësi për të zgjidhur probleme: Do të zhvillojnë aftësi për të zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur.

Edukimi dhe çertifikimet:
Kam përfunduar gjimnazin në drejtimin e shkencave natyrore, ku gjatë tri viteve kam ndjekur me përkushtim një kurs shtesë të avancuar të matematikës. Ky kurs, të cilin e kam ndjekur për tre vjet, më ndihmoi të përforcoj njohuritë dhe aftësitë e mia në këtë lëndë, njëkohësisht më ka ndihmuar të pranohem për studime në universitetin dhe drejtimin që kam dashur. Kursin e gjuhës angleze me 6 nivele e kam përfunduar që në shkollën fillore, gjë që më ka përgatitur për të përdorur gjuhën angleze gjatë gjithë shkollimit tim.
Aktualisht jam në vitin e tretë të studimeve në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin matematikë, programin shkenca kompjuterike. Për shkak të natyrës së programit, i kushtoj shumë rëndësi lëndëve të ndryshme të matematikës, ndërsa shumica e literaturës që përdor është në gjuhën angleze. Përveç studimeve, kam ndjekur trajnime në programim, të cilat më kanë ndihmuar të thelloj aftësitë në zgjidhjen e problemeve. Për momentin, jam duke ndjekur një bootcamp për programim që më ndihmon të avancoj më tej në këtë fushë.

Lëndët dhe klasat që mund të ligjëroj:
Jam e aftë të ligjëroj matematikë dhe anglisht për të gjitha klasat nga 1 deri në 12. Kam përvojë të gjerë në të dyja lëndët dhe mund të ofroj ndihmë dhe mbështetje për nxënësit në çdo nivel të arsimit.

Orari:
r
E shtune
E diel